Tentoi të digjte me benzinë ish gruan, 12 vite burg për shqiptarin në Greqi
16 April 2024, 16:31 / AKTUALITET

Autoritetet në Greqi kanë dënuar me 12 vite burg një 52 vjeçar shqiptar i akuzuar për tentativë vrasjeje.
Mediat vendase shkruajnë se, shqiptari ka tentuar të djegë ish bashkëshorten e tij teksa po dilte nga makina me djalin e tyre 17 vjeçar, ngjarje e ndodhur në vitin 2022.
Pasi ajo ka dalë nga makina, ai i ka hedhur benzinë duke e kërcënuar se do ta djegë. Ai ka pretenduar se nuk kishte ndërmend që t’i vinte flakën ish gruas por kjo e fundit ka thënë se i është afruar teksa mbante kapuç dhe doreza si edhe dy çakmakë në duar./Iefimerida.gr
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Nuk na duhet një marrëveshje PS-PD, na duhet demokracia!
Nga Mentor Kikia
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Nga Edison Lika
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




