
Theri me thikë kundërshtarin në një lokal bastesh, arrestohet shqiptari në Rimini

Ka përfunduar arratia e një 28-vjeçari shqiptar, i kërkuar për vrasje në tentativë, por i arrestuar në Rimini nga efektivët e policies, gjatë një kontrolli në territor. Oficerët po patrullonin në zonën e Miramares, kur hasën në një grup të huajsh dhe vendosën t’i identifikonin.
Kur erdhi koha për të dhënë të dhënat e tij personale, emri i 28-vjeçarit ndezi zile alarmi dhe doli se mbi të rëndonte një urdhër paraburgimi, i lëshuar nga Gjykata e Alessandrias.
Pasi u dërgua në zyrat e Piazzale Bornaccinit, u bë e mundur të verifikohej se pse kërkohej 28-vjeçari. Rezultonte se ai shtatorin e kaluar kishte debatuar me një të njohurin e tij në një lokal bastesh në Acqui Terme.
Gjatë debatit, me një thikë shqiptari ka goditur dy herë rivalin e tij dhe më pas është larguar. Në përfundim të procedurave, 28-vjeçari është transferuar në burgun “Caseti” në dispozicion të organeve të drejtësisë.
-
Tullat e kamionit bien mbi një automjet në aksin Kardhiq-Sarandë
28 Shkurt, 17:37 -
GJKKO shtyn vendimin për Fredi Belerin, ja cila është data e re
28 Shkurt, 17:19 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128