Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh/ Shtyhet seanca në Gjykatën e Elbasanit për 4 të rinjtë

Është shtyrë seanca për katër të rinjtë që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh. Shkak i shtyrjes së seancës ishte mosparaqitja e avokateve mbrojtës të personit tjetër të kësaj ngjarje, i cili mbeti i plagosur.
Ndërkohë tensione ka pasur në sallë dhe jashtë gjykatës nga familja e viktimës, Fatjon Bici, të cilët akuzojnë trupin gjykues që qëllimisht shtyn seancat duke i akuzuar për korrupsion dhe sorollatje të qëllimshme të procesit. Pas tensioneve, ka ndërhyrë policia për të qetësuar situatën.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj të këtij viti në qytetin Gramshit. Të miturit akuzohen për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Si ndodhi ngjarja?
16-vjeçari Bici u vra me thikë pas një sherri me 4 bashkëmoshatarë. Ai ka qenë në shkollë atë ditë dhe pasi përfundoi mësimin pa kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur. Mirëpo, si pasojë e goditjeve me thikë, humbi Bici, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.
4 të rinjtë, pas arrestimit nga policia ditën e ngjarjes, në prani edhe të psikologut, rrëfyen se sherri me Marko Bicin kishte nisur rreth 2 muaj më parë, mirëpo vijoi edhe më tej në rrjetet sociale. Në dosjen e prokurorisë, citohen edhe mesazhe të shkëmbyera mes djemve në konflikt në platformën sociale snapchat ku i dërgonin njëri tjetrit thika dhe përforcues grushti e duke thënë se këto mjete do t’i përdornin ndaj njëri-tjetrit dhe për fat të keq kështu ndodhi duke përfunduar në një tragjedi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


