Thyen xhamin e lokalit për të vjedhur, arrestohen në flagrancë 2 shtetas

Rreth mesnatës, thyen xhamin e një lokali në fshatin Fushë Gjormë, për të vjedhur para dhe produkte, arrestohen në flagrancë, në lokal, 2 shtetas.
Të dy, me precedent të theksuar për këtë krim.
Menjëherë pas denoncimit të shtetasit A. I., se 2 shtetas kishin thyer xhamin e lokalit të tij, në fshatin Fushë Gjormë, me qëllim vjedhjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të kryera në kuadër të operacionit “Alarmi”, u kapën në flagrancë, në lokal, duke vjedhur xhiron ditore dhe pije alkoolike, dhe u vunë në pranga shtetasit Gjergj Gjoka, 65 vjeç dhe Besjan Dervishi alias Besjan Tusha, 38 vjeç, të dy banues në Kurbin.
Vijojnë hetime me qëllim zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


