Trafikoi tonelata heroine nga Irani drejt Evropës Perëndimore/ Ky është turku që u arrestua në Rinas
29 Nëntor 2024, 16:50 / AKTUALITET

Personi që shihni në foton e siguruar është turku Nihat Ozbek, i cili u arrestua sot ne aeroportin e Rinait, i dyshuari si kreu i një grupi kriminal.
Ai ra në pranga pas një operacioni nga Europol, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Evropën Perëndimore.
57-vjeçari u arrestua më 23 nëntor të këtij viti, por kapja e tij u mbajt e fshehtë për shkak se operacioni ishte ende në zhvillim. Ozbek kërkohet nga Gjermania dhe pritet të ekstradohet brenda 1 jave. Thuhet se rrjeti kriminal ka kontrabanduar rreth 2 ton heroinë nga Irani në Gjermani.
Gjykata rajonale e Dresdenit ka dënuar një 41 vjeçar me kombësi turko serbe si organizatorin e dërgesave, me 12 vite burg.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

