“Turp t’ju vijë, po mbroni kriminelin”/ Qytetari irritohet me ambasadoren greke për çështjen Beleri

18 Shtator 2023, 15:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Turp t’ju vijë, po mbroni kriminelin”/ Qytetari

Një qytetar ka protestuar ditën e sotme pranë automjetit të ambasadores greke në Tiranë Kostantina Kamitsi, e cila ishte e pranishme në seancën që u mbajt në GJKKO për Fredi Belerin.

I irrituar, qytetari i është drejtuar asaj duke i thënë “T’ju vijë turp, po mbroni një kriminel”.

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit u zhvillua ditën e sotme një seancë ku u kërkua nga pala mbrojtëse ndryshim i masës së sigurisë, gjë e cila nuk u miratua nga GJKKO.

Të pranishëm në seancë ishin edhe ambasadorja greke në Shqipëri dhe   avokatët grekë, të cilët do të mbajnë konferencë në Tiranë për çështjen Beleri.

Fredi Beleri u arrestua në flagrancë dy ditë para zgjedhjeve lokale dhe vijon të mbahet në burg edhe pasi doli fitues në garën e 14 majit, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Në pamundësi për të bërë betimin si kryebashkiak, Beleri akuzoi kryeministrin Rama si personin përgjegjës që pengon dhënien e lejes së veçantë që ai të kryej betimin. Sipas Belerit, nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij, pasi kjo do të përkthehej në kufizim të rëndë të të drejtave kushtetuese.

Kryeministri Rama vazhdimisht është shprehur se çështja Beleri i takon vetëm drejtësisë. Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, ai tha se nuk ka asgjë për të diskutuar me palën greke në lidhje me këtë çështje sepse pala greke nuk dëgjon asnjë koment por vetëm këmbëngul duke rënë ndesh me ligjet tona.

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128