U kap me 270 mijë euro kokainë, 20-vjeçari është djali i muzikantit të njohur, Ad Sybardhit

9 Dhjetor 2024, 17:49 / AKTUALITET ALFA PRESS

U kap me 270 mijë euro kokainë, 20-vjeçari është

Një operacion antidrogë në Tiranë, ka çuar në pranga dy të rinj dhe kapjen e 1 kg kokainë, e cila nëse do shitej në treg kapte vlerën 270 mijë euro. Klajdi Serjani, 24 vjeç dhe Euxhenjo Manushi 20 vjeç janë dy të rinjtë që u arrestuan pas 6 muajsh ndjekjeje e përgjimesh.

Klajdi Serjani rezulton edhe nipi i Pajtim Serjanit, një personazh i njohur për blutë e Tiranës i dënuar më parë për gjobëvënie, i cili i ka shpëtuar një atentati në 2015, ndërsa njihet edhe si miku i Emiljano Shullazit. Ndërsa 20 vjeçari Euxhenjo Manushi mësohet se është djali i muzikantit, Adi Sybardhi.

20-vjeçari Manushi ishte pasagjer në mjetin luksoz që drejtohej nga Serjani teksa u kapën me drogë. Vetë muzikanti Sybardhi, ka reaguar në Facebook duke postuar foton e të birit me fjalët: “Allahu te begatoftë shpirti babit”.

Dy të rinjtë kanë qenë duke lëvizur me një mjet luksoz mbrëmjen e 8 dhjetorit. Agjentët e vëzhguan Klajdi Serjanin teksa drejtonte një makinë luksoze në rrugën “Kastriotët”. Në një moment, ai lë timonin, zbret nga makina, dhe merr në sediljen e pasme, një pako. Efektivët e ndaluan 24-vjeçarin pranë kthesës së Kamës te terminali i autobusëve dhe brenda pakos u gjet  1 kg e 50 gramë kokainë.

 

Po ndodh...

ide