U përmend në dëshminë e Tafanit, avokati: S’kam frikë as nga Laert Haxhiu, as nga Aldo Bare! Nëse më donte të vdekur do më kishte vrarë 100 herë

1 Tetor 2023, 15:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

U përmend në dëshminë e Tafanit, avokati: S’kam

Adriatik Doga avokati i përmendur në dëshminë e të penduarit të drejtësisë Artan Tafani ka folur ditën e sotme ekskluzivisht në Breaking me “Denisa Ruzi në Top News”.

Avokati shprehet i shokuar gjatë intervistës me moderatoren Denisa Ruzi duke theksuar se asnjë organ nga Policia e Shtetit nuk i ka ofruar mbrojtje pas përmendjes së emrit në dëshminë e Tafanit.

Me Marjus Tafanin jam takuar 3 muaj më parë. Kemi pirë kafe. E kam kushëri dhe nuk e mendoj kurrë se kam qenë shënjestër për t’u vrarë nga Laert Haxhiu, të cilin nuk e njoh. Me babanë e tij përshëndetem në Lushnje, por Laert Haxhiun e njoh vetëm për fytyrë. Marjus Tafani është përdorues i lëndëve narkotike dhe deklaratën e tij e quaj trillim. Familja ime është e tmerruar”.

Ndër të tjera avokati Doga i pyetur nga moderatorja nëse ka pasur klientë nga banda e Aldo Bares përgjigjet: “Une kam klientë nga të gjitha palët. Kush më kërkon të ofroj shërbime e bëj patjetër. Jam takuar edhe me ish-prokuroren e Lushnjes, e cila gjithashtu nuk ishte në dijeni se ishtë shënjester e Laert Haxhiut. Unë nuk kam frikë as nga Laert Haxhiu, as nga Aldo Bare. Do ndjek çdo hap ligjor. Nëse Laert Haxhiu më donte të vdekur do më kishte vrarë 100 herë për këtë të jeni të sigurt”, përfundon avokati Doga.

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128