Pas anestezistit në pranga edhe një mjeke dhe një infermiere

23 Shtator 2022, 18:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

 Pas anestezistit në pranga edhe një mjeke dhe një infermiere

Prokuroria e Tiranës nëpërmjet një deklarate për mediat ka njoftuar se gjatë aksionit të policisë me agjentë të infiltruar te Spitali i Traumës, përveç mjekut anestezistit Fitim Marku, në pranga kanë rënë edhe një kolege e tij mjeke dhe një infermiere.

Prokuroria sqaron se hetimi ka vijuar për disa javë dhe rezulton se këta punonjës të spitalit merrnin shuma të konsiderueshme parash në formë rryshfeti nga pacientët.

Njoftimi i Prokurorisë:

Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë

Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën dtejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’.

Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm:

F.M., me profesion mjek reanimator;

K.B. me deryrë infermiere; dhe

S.B., me detyrë mjeke.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korupsioni.

 

Po ndodh...