Vendosnin baste me celularë, arrestohen 4 persona në Tiranë

12 Shkurt 2024, 09:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vendosnin baste me celularë, arrestohen 4 persona në Tiranë

Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi ushtronin veprimtarinë e jashtligjshme të vendosjes së basteve sportive, nëpërmjet celularëve. Gjatë kontrolleve në disa subjekte në Kombinat, u konstatuan këta persona kishin në celularët e tyre faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 6 finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar “Eleven day”. Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve, vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Eleven day”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit M. O., 22 vjeç, A. I., 28 vjeç, E. C., 24 vjeç, dhe K. D., 25 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Kombinat, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...