Vodhën një makinë në fshatin Petresh dhe e braktisën pasi mori flakë gjatë rrugës, në kërkim dy autorët
12 Qershor 2024, 09:23 / AKTUALITET

Dy persona janë vënë në kërkim pasi në orët e para të mëngjesit në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Petresh, kanë vjedhur një automjet të tipit “Ford” të një 28-vjeçari R.Ll.
Policia pasi ka pikasur automjetin e vjedhur i ka bërë dy shtetasve me shenjë për të ndaluar, por ata nuk u bindën dhe vijuan të lëviznin me shpejtësi.
Për t’iu shmangur Policisë, të dy e kanë braktisur automjetin, pasi dyshohet se gjatë ecjes u përfshi nga flakët, në fshatin Dopaj.
Nga veprimet e para hetimore, si dhe bazuar në informacionet e siguruara, Policia ka krijuar dyshime të arsyeshme për autorët e këtij rasti. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
-
-
Merr flakë një shtëpi e braktisur në Vlorë, humb jetën 70-vjeçari
12 Qershor, 09:02 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



