Vrasja e Gilmando Danit, gazetarja: Dyshohet se mesazhi ishte për Shullazin, larje hesapesh! Një njeri i afërt mund ta ketë tradhtuar

Atentati i djeshëm në Rinas, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos agjenti i AMP-së, Muçi Shaljani (Sheqeri) që udhëtonte me të në të njëjtën makinë, dyshohet se ka qenë një mesazh për Emiljano Shullazin që ndodhet në burg, njëkohësisht miku i ngushtë i viktimës. Atentatorët kanë pasur informacione shumë të sakta për lëvizjet e Danit, madje edhe mund të jetë tradhtuar nga një person i afërt që ka ditur itinerarin e tij. Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala, e cila dha detaje të reja nga dinamika e atentatit, pistat e dyshuara dhe hetimet e deritanishme.
“Besohet se mesazhi dhe objektivi ka qenë Emiljano Shullazi, por duke mos pasur mundësi për të arritur tek ai, janë hakmarë tek njeriu i afërt i tij, Gilmando Dani. Dani mund të jetë tradhtuar nga njerëzit e afërt të tij.
Më 7 nëntor ka udhëtuar drejt barcelonës, teksa autorët kanë pasur informacion për çdo lëvizje të tij. Ata kishin informacion aq të saktë sa kanë pritur te rrethrrotullimi të qetë, në pritje të tij, duke e ditur se do kalonte aty. Ata e dinin se Dani ishte i ulur pikërisht në vendin e pasagjerit, ku dhe drejtohen plumbat. Autorët kanë vepruar si paramilitarë, njëri qëllim dhe tjetri i mbron krahët.
Kanë vepruar si komando, e ndihmon me armën, e pret derisa mbaron sulmin. Dani është tradhtuar nga njerëzit që ka takuar. Janë qëlluar deri në 80 plumba. Atentatorët kujdesen edhe të mos lënë gjurmë, duke mbledhur gëzhoja e plumba”, tha gazetarja sot në “News 24”.
Në lidhje me pistat e ngjarjes, Lala tha se ka disa ngjarje nën verifikim, por larja e hesapeve dhe hakmarrja mes grupeve mbetet motivi kryesor.
“Pistat e krimit lidhen që nga vrasja e Vajdin Lames më 2005, përplasjet me bandave kriminale ndër vite, si me Shullazin ashtu edhe me Durim Bamin. Pista kryesore është larje hesapesh mes grupeve kriminale”, vijoi ajo.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
