Vrasja me silenciator e Klajdi Prendit, policia gjen armën e krimit

Është gjetur arma e krimit, tip pistolete me silenciator, që dyshohet se u përdor për të ekzekutuar Klajdi Prendin, djalin e ish-gjyqtarit, Fran Prendi.
Arma e krimit u gjet në automjetin tip Audi, ku udhëtonin atentatorët.
Makina u gjet e djegur në zonën e Farkës, rreth 30 minuta pas atentatit mafioz ndaj 28-vjeçarit.
Rruga që ndoqi makina e autorëve
Makina e autorëve ka qënë duke zbritur nga rruga e Freskut. Sapo i riu ka hipur në mjetin e tij, ata e kanë qëlluar disa herë dhe plumbat e kanë kapur në kokë dhe në kraharor. Fill pas kësaj autorët janë larguar drejt qendrës. Shokët e Prendit kanë dalë nga lokali dhe me makinën e viktimës janë nisur drejt spitalit te Traumës.
Makina e autorëve “Audi A4” ka qenë me targa greke të mbivendosura. Ende nuk është këqyrur numri i shasise pasi është dëmtuar nga djegia.
Agjentët e policisë kriminale po përpiqen të përftojnë te dhëna për të mësuar pronësinë e makinës, nëse rezulton apo jo e vjedhur.
Ndërkohë agjentët e policisë kriminale janë duke këqyrur edhe makinën tip “G Class” në të cilën ndodhej Prendi në momentin e vrasjes.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

