
Xhesika, Daniela, Alma, Anila, Jetmira vdiqën! Kush po i vret vajzat shqiptare!

Maji, ndonëse është muaji i luleve dhe ngjyrave, për ne është kthyer në një muaj zie, pasi shumë vajza dhe gra kanë humbur jetën, sepse janë vrarë o nga partneri, o nga babai, o nga kunati apo nga ish-bashkëshorti.
Këtë muaj kanë humbur jetën 5 gra dhe vajza. Xhesika u vra nga babai në lule të rinisë në tentativë për të mbrojtur nënën, Daniela nga i dashuri se ai nuk donte që ajo të ndahej prej tij, Alma u vra nga kunati sepse nuk i hapi telefonin, vrasja e Anilës ende nuk është zbardhur, por e ka një autor, ndërsa Jetmira u vra nga ish-burri, për arsye që nuk dihen.
Dritare.net ju sjell më poshtë, rrethanat e vrasjes së vajzave dhe grave shqiptarë, për arsye nga më banalet.
-Pak kohë më parë u gjet e vrarë Anila Ruçi, në Pavia të Italisë. Kujdestarja dhe pastruesja shqiptare u gjet e vrarë me një plagë thike në fyt në shtëpinë e saj në Scaldasole (Pavia). Karabinierët vendosën nën arrest Osman Bilyhun, 30 vjeç, një shqiptar, i cili jetonte me viktimën prej disa kohësh. Shpesh shqiptarja e kishte prezantuar si vëllanë e saj, por nuk ishte e vërtetë.
Por sipas raportimeve nuk ishte as i dashuri i saj. 30-vjeçari ndodhet në spital që prej mbrëmjes së mërkurës, pasi edhe ai kishte një plagë me thikë. Ishte 30-vjeçari që lajmëroi karabinierët për sulmin ku mbeti e vrarë Anila Ruçi. Ai tregoi për një sulm nga persona të panjohur, gjatë të cilit gruaja mbeti e vrarë dhe ai u plagos, por karabinierët nuk e besojnë këtë version. Policia dhe prokuroria besojnë se Bilyhu (Bylyku) është autori i vrasjes, megjithëse rrethanat e vrasjes mbeten ende mister, një muaj pas krimit të rëndë.

Më 6 maj u vra në Savona të Italisë, Daniela Neta. Policia italiane raportoi se 28-vjeçarja u vra nga i dashuri i shqiptares. Safayou So, me origjinë nga Guinea, por që jetonte prej vitesh në Itali, e qëlloi Danielën me plumb në kokë, pasi kjo e fundit kërkoi që të ndahej prej tij.
XHESIKA MALAJ
Po atë mbrëmje, në të hyrë të 7 majit, në Torremaggiore, Itali, Taulant Malaj, vrau me thikë vajzën 16-vjeçare Xhesika dhe plagosi gruan e tij Tefta. Xhesika ndërhyri për të mbrojtur të ëmën nga furia e të atit që besonte se gruaja po e tradhtonte me 51-vjeçarin italian Massimo De Santis të cilin e vrau po atë mbrëmje te shkallët e pallatit.
ALMA QEVANI
Më 17 maj, në fshatin Kusarth të Elbasanit, vritet me sëpatë nga kunati 44-vjeçarja Alma Qevani. 44-vjeçarja u gjet e gjakosur në anë të rrugës në fshatin Kusarth. Edhe pse u transportua me urgjencë në spital, ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Autori, Tefik Tashi, nuk shprehu pendesë. Në dëshminë e tij në polici tha se e vrau kunatën sepse nuk i hapi telefonin dhe se shpesh e thërriste kollovar, pasi jetonte në shtëpinë e gruas.
JETMIRA BEKA
Më 20 maj, 28-vjeçarja nga Kosova Jetmira Beka u vra me thikë nga ish-bashkëshorti në një parking në Aachen të Gjermanisë. Jetmira u nda nga bashkëshorti pas dhunës që pësonte nga ai. Pasditen e së shtunës ai i mori jetën duke e goditur me thikë atë, ndërsa plagosi dhe motrën e saj 18-vjeçare. Viktima la pas 3 fëmijë të vegjël.
Muaji maj ende nuk është mbyllur dhe shpresojmë që të mbyllet me kaq ky muaj, ky vit dhe mos kemi më gjak të derdhur nga gra, vajza, fëmijë, që humbasin jetën pas pasur asnjë faj
-
-
-
-
E zuri zetori poshtë, humb jetën 62-vjeçari në Lushnjë
25 Maj, 16:06

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128