Zhduket prej dy ditësh 15-vjeçarja në Tiranë

21 Mars 2025, 16:36 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zhduket prej dy ditësh 15-vjeçarja në Tiranë
Një 15-vjeçare është larguar nga banesa e saj, prej datës 19 mars, ndërsa policia e Tiranës po punon për gjetjen e saj.

Denoncimin në polici e ka bërë e afëmja e saj 35-vjeçare, duke thënë se prej dy ditësh 15-vjeçarja nuk është kthyer në banesë.

“Shtetasja A. Ll., 35 vjeçe, ka kallëzuar se me datë 19.03.2025, është larguar nga banesa, vajza e saj 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia e Tiranës.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128