Zjarrëfikësit në luftë me flakët në Malin e Gjerë, vatra përparon shpejt drejt Gjirokastrës

12 Korrik 2024, 10:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarrëfikësit në luftë me flakët në Malin e
Zjarri në lartësitë e Malit te Gjerë po avancon në drejtim të qytetit të Gjirokastrës. Dhjetëra forca vullnetare dhe nga ushtria, policia e PMNZSH po ngjiten drejt Malit të Gjerë për të shuar zjarret.

Drejtoria PMZSH Bashkia Gjirokastër në orën 04.30 u nis për të ndërhyrë në shuarjen e vatrave të zjarrit që ndodhen në shpatin e Malit të Gjerë, të cilat po përparonin drejt qytetit të Gjirokastrës.

Më shumë se 11 forca të zjarrfikëses Gjirokastër, 34 forca vullnetare të Bashkisë Gjirokastër dhe 50 forca të ushtrisë po angazhohen në këtë aksion në shkallë të gjerë.

Në krye të këtij aksioni është vënë drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikësve te Shqipërisë Arben Cara.

Situata konsiderohet kritike.

Ministri mbrojtjes, Niko Pelesheshi përmes një postimi ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend, duke publikuar shifra dhe bërë një rezyme të situatës gjatë 24 orëve të fundit.

Përmes postimit ai shkruan se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat 11 janë shuar ndërsa vijojnë end etë jenë aktive dhe 3 të tjera.

Sot puna po vijon në bashkinë Delvinë, ku është aktive vatra e zjarrit sipër Manastirit dhe fshatit Kakodhiq. Në bashkinë Gjirokastër, efektivët e Forcave të Armatosura dhe ato të emergjencave vendore kanë nisur punën prej orëve të para të mëngjesit për shuarjen e vatrave të zjarrit mbi Malin e Gjerë, ku flakët kanë një një shtrirje 10-12 km dhe janë të shpërndara në 3 vatra.

Po ashtu po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë dje, pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë – Lurë të bashkisë Dibër, ku ndërhyrja paraqet vështirësi për shkak edhe të terrenit shumë shkëmbor.

Falënderim për të gjithë efektivët zjarrfikës, efektivët e Forcave të Armatosura, forcat bashkiake, forcat policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor e forcave vullnetare që po luftojnë prej disa ditësh me flakët.

 

 

Po ndodh...

ide