Akuza të rënda për korrupsion dhe fshehje pasurish për Ballukun e Ramës/ Beti Njuma: SPAK u dha dorën dhe ngriti në kēmbë trupat e gjymtuar të protestuesve!
Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Beti Njuma, ka komentua marrjen të pandehur nga SPAK të ish-zëvendëskryeministres dhe deputetes Belinda Balluku, edhe për 15 vepra të rënda penale korrupsioni, pastrimi parash, etj.
Njuma shkruan në faqen e saj në FB, se me këtë akt, SPAK i dha dorën protestës mbi 4 mujore dhe ngriti në këmbë trupat e gjymtuar të të rinjve gjatë këtyre ditëve nga dhuna policore, duke vërtetuar se përse protestojnë faktikisht.
"Sot SPAK-u ia dha dorën protestës me vendimin ndaj Belinda Ballukut, nën akuzë për disa vepra penale! SPAK-u ngriti në këmbë trupat e gjymtuar të të rinjve dhe i mbështeti në shesh duke treguar edhe një herë përse njerëzit janë të revoltuar! Nga korrupsioni dhe pasurimi i pangopur i zyrtarëve të Ramës në kurriz të shqiptarëve. Bashkë me studentët sot u çuan pedagogët, nesër duhet të ngrihen mjekët, nëpunësit, prindërit, të gjithë. Masiviteti ia kall datën kryeministrit! Vetëm duke qenë shumë ai do shfazohet edhe më keq! E pastaj do largohet!", shkruan Beti Njuma./Alfapress.al
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
