Ambasada Britanike në Tiranë: Mbështesim protestën e studentëve, por jo aktet e dhunës dhe shkatërrimin e pronës! Policia të vetëpërmbahet

Ambasada Britanike në Tiranë ka dalë me një deklaratë zyrtare për protestën studentore dhe thotë se mbështet plotësisht revoltën e tyre paqësore, por jo aktet e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private.
Ashtu si Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, edhe Ambasada e Britanisë së Madhe, i kërkon nga Policia e Shtetit që të vetëpërmbahet.
"Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia.
Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve", thuhet në deklaratën zyrtare të shpërndarë nga selia diplomatike në Tiranë.
Po ndodh...
ide
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
Aritmetika elektorale e reformës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
