Rruga e Durrësit si ‘fushë-betejë’! Protestuesit hedhin gurë në drejtim të efektivëve, Skënder Hita zbret në terren
14 October 2026, 15:07 / AKTUALITET

Edhe pse policia ka hedhur ujë me presion me kimikate, duket se protestuesit nuk kanë ndërmend të dorëzohen.
Studentët ia kanë kthyer “reston” Policisë së Shtetit, duke hedhur gurë në drejtim të efektivëve.
Efektivët tashmë janë në aksion, janë vendosur në një kordon dhe po përpiqen të shpërndajnë protestuesit.
Studentët nga ana tjetër nuk dorëzohen, duke rezistuar akoma më tepër. Policët po hedhin ujë me kimikate edhe ndaj gazetarëve, që po raportojnë protestën.
Në terren po zbret edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, për të dhënë direktivat e duhura.
Studentët janë shprehur se ndodhen në rrugë, pasi nuk pajtohen me kushtet me të cilat jetojnë, teksa theksojnë se të jetosh në Tiranë është një sfidë e madhe më vete.
Po ndodh...
ide
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
Nga Taulanda Jupi
Aritmetika elektorale e reformës
Nga Monitor
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
