Ngjarje horror në Shkozë! I vuri flakën banesës së prindërve të bashkëjetueses dhe ndërruan jetë të dy, arrestohet 35-vjeçari

14 October 2026, 12:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ngjarje horror në Shkozë! I vuri flakën banesës së

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Shkozë të Tiranës, ku një zjarr në një banesë sociale u ka marrë jetën dy bashkëshortëve.

Sipas Policisë, dyshohet se zjarrin e ka vënë qëllimisht 35-vjeçari A. I., bashkëjetuesi i vajzës së çiftit. Viktimat, I. Z., 65 vjeçe dhe A. Z., 68 vjeç, humbën jetën në spital si pasojë e ngjarjes.

Autori i dyshuar u arrestua nga policia menjëherë pas krimit. Ndërkohë, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë

 

Tiranë/Zbardhen autorësia dhe rrethanat e zjarrit, rreth mesnatës, te banesat sociale.

I vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, në Shkozë, me pasojë vdekjen e të dy bashkëshortëve, arrestohet menjëherë pas krimit, 35-vjeçari.

Rreth orës 00:30 të datës 14.10.2026, menjëherë pas njoftimit për zjarr te banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë në lidhje me rastin.

Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspertë kriminalistë dhe ekspertë të rasteve të zjarrvënieve, dyshohet se shtetasi A. I., 35 vjeç, i ka vënë zjarrin njërës prej banesave të këtij kompleksi, konkretisht asaj të shtetasve I. Z., 65 vjeçe dhe A. Z., 68 vjeç, prindër të bashkëjetueses së tij. Si pasojë, humbën jetën në spital, të dy bashkëshortët.

Si rezultat i veprimeve të menjëhershme policore, 35-vjeçari u arrestua menjëherë pas kryerjes së krimit.

Hetimi është në vijim, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Po ndodh...