Tiranës i bashkohet sot Elbasani dhe Durrësi/ Dita e dytë e protestës studentore, të rinjtë shtojnë forcat!

14 October 2026, 10:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tiranës i bashkohet sot Elbasani dhe Durrësi/ Dita e dytë e

Do të mbahet sërish sot protesta studentore e radhës, para Ministrisë së Arsimit në orën 14:00, ndërsa mësohet se studentëve të Tiranës do iu bashkohen dhe ata të Elbasanit e të Durrësit.

Protestuesit kanë ndarë dhjetëra postime në rrjet, pas mbylljes së protestës së djeshme, ku pavarësisht përshkallëzimit të djeshëm situatës, bëhet thirrje publike që të gjithë të bashkohen sërish në Rrugën e Durrësit.

Ndërsa është njoftuar që secili prej të pranishmëve të pajiset me maska, pasi është e pritshme që policia të ndërhyjë sërish me gaz dhe spray djegës.

Ndërkohë, mëngjesi i kësaj të mërkure ka gjetur auditoret e fakulteteve të boshatisura pasi studentët kanë bojkotuar mësimin. Studentët e mjekësisë raportohet se do të protestojnë ditën e sotme përballë QSUT, ndërsa deri në këto momente që raportojmë bëhet me dije se ata kanë bllokuar disa nga akset rrugore që të lidhin me Rrugën Bardhyl, duke paralizuar qarkullimin e makinave nëpër kryeqytet. 

Boshatisjeve të bankave të shkollës nga studentët, u janë bashkuar dhe nxënësit e gjimnazit “Partizani” të cilët mësohet se kanë refuzuar që të futen në mësim.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka njoftuar sot, se në sajë të përshkallëzimit të protestës së djeshme janë vënë në pranga 16 persona si dhe janë proceduar penalisht 49 të tjerë.

Teksa studentët shpërndajnë njoftimet e tyre në rrjet duke synuar që të shumëfishojnë numrin e protestuesve, një ditë pas tubimit të dhunshëm, orët e para të ditës së sotme kanë gjetur Ministrinë e Arsimit me xhama të thyera, mure të shkruara me mesazhe nga studentët, ndërsa një pjesë e mirë e trotuarit të Rrugës së Durrësit është pa kangjella dhe pllaka.

Po ndodh...