Iu thye këmba pas dhunës nga policia, 19-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
14 October 2026, 11:24 / AKTUALITET

19-vjeçari me inicialet L.B., i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
I riu pësoi thyerje të këmbës, pas goditjeve të marra nga efektivët e Policisë, ndërsa për ngjarjen janë pezulluar katër punonjës policie.
19-vjeçari me inicialet L.B., i cili u lëndua gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, po i nënshtrohet në këto momente një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi pësoi thyerje të këmbës.
I riu mbeti i dëmtuar gjatë përplasjes me efektivët e Policisë, ndërsa pamjet e dhunës ndaj protestuesve kanë shkaktuar reagime dhe kanë rikthyer vëmendjen te mënyra se si u menaxhua protesta.
Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen, janë pezulluar pesë punonjës policie.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
