Tirana 'pushtohet' nga rinia! Universitetet private i bashkohen protestës, Elbasani dhe Durrësi nisen drejt kryeqytetit, bojkotojnë dhe gjimnazet

Rruga e Durrësit po pret tani mijëra studentë të Tiranës dhe qytetarë pa dallim, të cilët i janë bashkuar protestës dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Zona është blinduar me efektivë të Policisë së Shtetit, ndërkohë që studentët kanë mbërritur përpara Ministrisë së Arsimit disa orë para njoftimit, për në orën 14:00.
Pothuajse të gjitha fakultetet e Tiranës kanë bojkotuar auditoret njëri pas tjetrit dhe të gjithë studentët kanë marshuar drejt Rrugës së Durrësit.
Të parët kanë qenë studentët e Universitetit të Mjekësisë, më pas te Politekniku u njoftua pezullim i leksioneve dhe seminareve dhe njëri pas tjetrit, Shkencat e Natyrës, Inxhinieria, Gjuhët e Huaja dhe Ekonomiku bojkotuan mësimin.
Edhe studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës njoftuan se po ndërprisnin në mes leksionet dhe seminaret dhe po niseshin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë grumbulluar mijëra qytetarë e studentë.
Deri në këto momente, situata paraqitet e qetë dhe nuk ka përshkallëzim apo konflikt. Policia e Tiranës ka mobilizuar gjithashtu efektivë nga disa reparte, për të garantuar rendin dhe sigurinë, pavarësisht përballjes disproporcionale.
Edhe studentët nga Elbasani dhe Durrësi raportohet se kanë bojkotuar studimet dhe janë nisur drejt kryeqytetit, me kërkesën e vetme largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, bojkoti ka zbritur edhe tek gjimnazet e Tiranës. Nxënësit e gjimnazeve "Partizani" dhe "Ismail Qemali" kanë lënë orët e mësimit dhe kanë nisur t'ju bashkohen studentëve më të rritur te Rruga e Durrësit.
Protestës u janë bashkuar dhe studentët e universiteteve private, të cilët kanë deklaruar për gazetarët e pranishëm se kërkojnë të drejtat e tyre dhe reagim nga institucionet. Shpesh herë, ata kanë deklaruar se kërkesat harrohen nëpër sirtarët e institucioneve.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
