Tirana 'në flakë' nga revolta e studentëve, zbardhet qëndrimi dhe porosia e Ramës për të vetët

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, e cila nisi rreth orës 12:30, në një ditë kur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.
Gjatë mbledhjes, kryeministri Edi Rama u ka përcjellë ministrave qëndrimin se personat e përfshirë në aktet e dhunshme nuk janë studentë.
Ndërsa për protestuesit e tjerë, të cilët i konsideron studentë, ai ka kërkuar që të dëgjohen dhe shqetësimet e tyre të merren në konsideratë.
Qëndrimi i kreut të qeverisë vjen pas përshkallëzimit të situatës para Ministrisë së Arsimit, ku demonstruesit shkulën kangjellat metalike dhe sinjalistikën rrugore, si dhe hodhën sende të forta në drejtim të forcave të policisë.
Një ditë më parë, 23 protestues u shoqëruan në polici, ndërsa shtatë të tjerë morën trajtim mjekësor në spital. Demonstrata po vijon për të dytën ditë radhazi, ndërsa tensionet kanë shoqëruar zhvillimet në kryeqytet.
Po ndodh...
ide
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
Aritmetika elektorale e reformës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
