Ambasadori i SHBA merr detyrën, në mesazhin e parë tek Begaj: Luftë grupeve kriminale

26 September 2026, 19:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Ambasadori i SHBA merr detyrën, në mesazhin e parë tek Begaj:

Ambasadori amerikan Eric Wendt nisi misionin e tijdiplomatik në Shqipëri. Pa kaluar 24 orë nga mbërritja në Rinas, paraditen e së shtunës Wendt  mbërriti tek Presidenti i Republikës, Bajrami Begaj, ku dorëzoi letrat kredenciale.

Marrja e këtij dokumenti, mes të cilit kërkohet pranimi nga kreu i shtetit i përfaqësuesit ishtetit dërgues, nënkupton edhe nisjen e misionit për diplomatin.

Zyra e shtypit të presidencës njoftoi se numri një i shtetit i rikonfirmoi kryediplomatit amerikan vendosmërinë e Shqipërisë përforcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Sipas presidentit Begaj, Shqipëria do të vijojë të angazhohet plotësisht në thellimin e marrëdhënieve, duke u mbështetur në përparësitë e politikës së saj të jashtme dhe në përgjegjësitë që burojnë nga marrëdhënia e ngushtë.

Pas ceremonisë së mbajtur në ambientet e Pallatit të Brigadave, Wendt zhvilloi një takim kokë me kokë me Begaj, takim që sipas burimeve, zgjati gati një orë.

Mes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e ShBA në Tiranë, konfirmoi se veç riafirmimit të partneritetit strategjik dy zyrtarët diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J.Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.

Takimi mes diplomatit amerikane të sapombërritur në vend dhe presidentit të Republikës vjen dy ditë para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Mbledhja e së hënës u thirr nga Begaj, për shkak të situatës së krijuar pas lënies në “arrest shtëpie” të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, e akuzuar nga SPAK për “zbulim të akteve sekrete” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.   

Po ndodh...

ide