Tragjedia në Athinë/ Nxirren nga rrënojat 6 trupat e viktimave, identifikohen personat nën rrënojat e shpërthimit! Mes tyre tre shqiptarët
Autoritetet greke kanë bërë të ditur identitetin e personave të bllokuar nën rrënojat e godinës që u shemb pas shpërthimit të fuqishëm në lagjen historike Plaka të Athinës. Nga të dhënat e fundit zyrtare konfirmohet se tre prej viktimave janë shtetas shqiptaro-amerikanë, të cilët ndodheshin në kryeqytetin grek për pushime turistike.
Udhëtimi turistik i familjarëve u kthye në një ngjarje tragjike pas shembjes së menjëhershme të ndërtesës ku ata po qëndronin. Shtetasit me origjinë shqiptare të identifikuar nën rrënoja janë motër e vëlla, Florida Hoxha dhe Florin Hoxha, si dhe bashkëshorti i Floridës, Eris Cani.
Të tre viktimat me nënshtetësi amerikane ndodheshin në Athinë për të kaluar pushimet, përpara se shpërthimi i fuqishëm të shkatërronte tërësisht strukturën e godinës në rrugën Lysikratous.
Përveç tre shqiptaro-amerikanëve, autoritetet kanë identifikuar edhe tre shtetas të tjerë që gjenden nën masën e rrënojave. Bëhet fjalë për shtetasit Ian Alexander Kirkpatrick, Edmond Hings si dhe Athina Papapresku.
Ekipet e emergjencës dhe njësitë speciale të kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë deri më tani dy trupa pa jetë nga vendngjarja. Zyrtarët e operacionit kanë bërë me dije se, nisur nga shkalla e madhe e shkatërrimit të ndërtesës, nuk ka më asnjë shpresë për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja. Hetimet e policisë dhe zjarrfikësve greke po vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të shpërthimit.
Po ndodh...
Një Letër e hapur drejtuar Ambasadorit Eric Wendt
ide
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
Ky vend është sakat sepse humbi shtyllën morale!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128