Durrës, 28-vjeçari filipinez humb jetën teksa punonte në varkë
26 September 2026, 15:28 / AKTUALITET
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të shtune në Durrës, ku një 28-vjeçar me shtetësi filipine ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1, ku 28-vjeçari me iniciale A.R., punëtor i një firme private, ndodhej në një varkë në det dhe po punonte me një pompë për heqjen e ujit.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 12:20, i riu ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe, si pasojë, ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.
Po ndodh...
Një Letër e hapur drejtuar Ambasadorit Eric Wendt
Nga Sidi Hasanaj
ide
Edi Rama po e keqpërdor Kosovën si lavatriçe për hallet e tij
Nga Enver Robelli
Ky vend është sakat sepse humbi shtyllën morale!
Nga Aleksandër Çipa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128