Argjentina sfidon Europën, rreshtohet krah Gianni Infantinos
Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) ka publikuar një deklaratë zyrtare, duke i dhënë mbështetje të plotë presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, në një moment kur ai po përballet me presion të madh nga federatat evropiane.
Në dokumentin e firmosur nga presidenti i AFA-s, Claudio “Chiqui” Tapia, vlerësohet puna e zviceranit në krye të qeverisë botërore të futbollit.
“Mbështetje dhe vlerësim i plotë për gjithçka që Gianni Infantino ka bërë gjatë 10 viteve të fundit si president i FIFA-s”, thuhet në deklaratën zyrtare të Federatës Argjentinase.
Deklarata vjen në një kohë kur FIFA po kalon një nga periudhat më të trazuara të viteve të fundit. UEFA dhe një numër i madh federatash evropiane kanë deklaruar se kanë humbur besimin te Infantino, pas polemikave të fundit mbi mënyrën e drejtimit të FIFA-s dhe një projekti të diskutueshëm për investime private, i cili u tërhoq pas reagimeve të ashpra.
Në Evropë po shtohen gjithashtu zërat që kërkojnë që Infantino të mos rikandidojë për një mandat tjetër në krye të FIFA-s, ndërsa UEFA po shqyrton mundësinë e mbështetjes së një kandidati alternativ për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128