Përfundon me plagë në spital shtetasi i huaj në Durrës

6 August 2026, 23:12 / AKTUALITET ALFA PRESS
Përfundon me plagë në spital shtetasi i huaj në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Durrës, ku një shtetas i huaj ka mbetur i plagosur me thikë dhe është transportuar me urgjencë në spital.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 të qytetit, ku shtetasi i huaj, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, është plagosur në rrethana ende të paqarta.

Ai është dërguar në spital, ku ka hyrë në sallën e operacionit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se ai është shoqëruar në spital nga bashkëshortja e tij, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Shkaqet dhe rrethanat e plagosjes mbeten ende të paqarta. Ndërkohë, pritet një reagim zyrtar nga Policia për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Po ndodh...