Kosova në zi/ Humbin jetën babë e bir në aksidentin tragjik në Gjermani, mes tyre edhe nipi 16-vjeçar

7 August 2026, 08:35 / KOSOVA ALFA PRESS
Kosova në zi/ Humbin jetën babë e bir në aksidentin tragjik

Lagjja Nuhaj në Komogllavë të Ferizajt është mbuluar nga zija pas një aksidenti tragjik, ku humben jeten 3 anetare te se njejtes familje.

Viktimat janë Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurent Aliu (16 vjeç), nga Komogllava e Ferizajt.

Mësohet se ata kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin.

Banorët e lagjes kanë shprehur dhimbjen e tyre për humbjen e rëndë, duke thënë se kjo ngjarje ka lënë zemrat e tyre të thyera.
Lagjja jonë Nuhaj është mbuluar nga dhimbja. Humbja tragjike e tre anëtarëve të një familjeje në një aksident ka lënë zemrat tona të thyera. Nuk ka fjalë që e lehtësojnë këtë dhimbje”, thuhet në  postimin e një bashkëfshatari të viktimave, transmeton Klankosova.tv.

Ata kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerëve, duke lutur që Zoti t’i mëshirojë dhe t’u japë forcë familjarëve për ta përballuar këtë pikëllim.

Do t’i kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mall. U prehshin në paqe”, thuhet më tej në mesazh, transmeton Klankosova.tv.

Po ndodh...