Arrestohet këngëtari Jozefin Marku

5 September 2026, 10:45 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Arrestohet këngëtari Jozefin Marku

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku ka përfunduar në pranga pasi ai dhe disa miq të tij kanë dhunuar ish-banorin e BBVIP Kosova, Eduart Kuçin.

Ai është vënë në pranga në zonën e Kombinatit.

Pamjet nga konflikti u bënë virale në rrjet, ndërsa duket se zanafilla ka qenë një video e publikuar nga Eduarti, i cili e ka sharë këngëtarin nga familja, duke u shprehur se nuk do ta lejojë pa marrë hakun e shokut të tij, Gjestit. Madje, Eduart Kuçi ka kërcënuar Markun se, nëse do të shkelte në Kosovë, atëherë do të përballej me hakmarrjen e tij.

Pak kohë më vonë, pas këtij kërcënimi të bërë live, të dy këta personazhe janë hasur rastësisht në rrugë, duke u ballafaquar për deklaratat e bëra nga Kuçi.

Po ndodh...

ide