Befasi para San Marinos, Feta Fetai mbetet me Kombëtaren A

5 October 2026, 23:49 / SPORT ALFA PRESS

 Befasi para San Marinos, Feta Fetai mbetet me Kombëtaren A

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes me San Marinon në stadiumin “Air Albania” me një befasi.

Në radhët e kuqezinjve ishte edhe mesfushori Feta Fetai, i cili në teori, duhej të ishte mijëra kilometra larg si pjesë e grumbullimit të Kombëtares U21.

Një ditë më parë, FSHF njoftoi se Fetai bashkë me Sinën do iu bashkoheshin ekipit U21 për ndeshjen miqësore në Hungari përballë Ukrainës.

Por Fetai nuk ishte në sfidën e luajtur sot pasdite dhe ka mbetur pjesë e grumbullimit të kuqezinjve, ndryshe nga Sina i cili luajti në pjesën e dytë. 

Duket se Maran ka ndryshuar mendje në momentin e fundit për mesfushorin, pavarësisht se i bëri “dalje” një ditë më parë dhe ka vendosur ta mbajë pjesë të grupit.

Po ndodh...