
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.6 godet Meksikën

5 Mars 2025, 11:50 / BOTA
Një tërmet me magnitudë 5.6 ka goditur rajonin e Oaxaca në Meksikë, sipas informacionit të shpërndarë nga Instituti Gjeofizik i Gjermanisë (GFZ).
Ky tërmet ka shqetësuar banorët e zonës, ndërsa nuk ka ende raporte të plota mbi dëmet apo viktimat.
Oaxaca është një nga rajonet më të ndjeshme ndaj tërmeteve në Meksikë, për shkak të vendndodhjes së tij në një zonë aktive sizmike.
Autoritetet lokale dhe kombëtare janë në gatishmëri për të vlerësuar situatën dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme, nëse do të ketë pasojë dëmtimesh.
Për momentin po monitorohen mundësitë e pasgoditjeve, që janë të zakonshme pas tërmeteve të forta në këtë rajon.

Lista e mbyllur!
Nga Edison Ypi
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit
Nga Ervis Iljazaj

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?
nga ardit haxhija

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128