Sulm me armë në Pallatin e Drejtësisë në Stamboll, ka të vdekur, vriten agresorët
6 Shkurt 2024, 12:00 / BOTA

Një sulm me armë ka ndodhur në sheshin pranë Pallatit të Drejtësisë të Stambollit në Turqi.
Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur eliminimin e dy agresorëve.
Mësohet se një burrë dhe një grua nisën të qëllonin me armë në drejtim të kalimtarëve. Motivet e këtij sulmi nuk dihen ende.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në sheshin para Gjykatës së Stambollit, 2 persona humbën jetën dhe 6 persona, mes tyre 3 policë, mbetën të plagosur.
“Përgëzoj policët tanë heroikë. I uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, u shpreh ministri i Brendshëm i Turqisë.
Hetimet lidhur me atë që ndodhi po vijojnë, ndërsa mediat po raportojnë se dy personat që kryen sulmin janë anëtarë të Partisë Komuniste të Turqisë.
-
-
-
-
FOTO/ Buta bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës
6 Shkurt, 11:44
Po ndodh...
ide
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Nga Ervis Iljazaj
Fallxhorët e Medias
Nga Roland Lami
Out with the Corrupt!
Nga Arbër Hitaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



