Sulm me thikë në një autobus në Londër, vdes në vendngjarje 14-vjeçari, policia nis hetimet
7 Janar 2025, 18:57 / BOTA

Një djalë 14-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së martës pasi u godit me thikë në një autobus në Woolwich, në juglindje të Londrës.
Lajmi e konfirmoi policia Metropolitane. Në një deklaratë të policisë thuhet se një hetim ka nisur pas goditjes me thikë fatale të një adoleshenti në një autobus pasditen e sotme.
Më tej bëhet me dije se policia u thirr në orën 14:28 të së martës pas raportimeve për një goditje me thikë në një autobus në Woolwich, SE18. 14-vjeçari mori ndihmën e parë në vendngjarje por nga plagët e marra ai nuk arriti të mbijetonte.
"Incidenti ndodhi në një autobus të Route 472 në Woolwich Church Road pranë kryqëzimit me Rrugën Rrethore Jugore A205," tha policia.
-
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:45
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


