Arrestohet deputeti grek, goditi me grusht kolegun gjatë debatit në seancën plenare

24 Prill 2024, 14:15 / BOTA ALFA PRESS

Arrestohet deputeti grek, goditi me grusht kolegun gjatë debatit në

Policia greke ka vënë në pranga deputetin e pavarur grek, Konstantinos Floros, pasi goditi me grusht kolegun e tij, deputetin e partisë Zgjidhja greke, Vassilis  Grammenos në korridorin e Kuvendit, pasi ky i fundit e kishte sharë gjatë debatit në senacën plenare.

Sipas mediave greke, mësohet se Floros është dërguar  në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Atikës për veprën penale, ‘Dhunën ndaj një organi politik’, ndërsa Grammenos është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm, me hundë të thyer.

Pas debateve në seancë, Vassilis Grammenos i tha deputetit të pavarur “Do të të q* nënën do të të çoj në burg me byzylykë” dhe Konstantinos Floro i është përgjigjur “dil dhe më thuaj”.

Arrestohet deputeti grek, goditi me grusht kolegun gjatë debatit në

Më pas të dy deputetët janë përballur, ku Konstantinos Floros ka kapur Vassilis Grammenos prej jake, duke e goditur me grusht dhe duke e hedhur poshtë.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Konstantinos Tasoulas , deklaroi se neni 157 i Kodit Penal parashikon se kushdo që kryen dhunë ndaj një deputeti dënohet me burgim deri në 10 vjet.

Ai theksoi gjithashtu se zoti Grammenos nuk ka pasur kohë as të votojë në votimin e Kuvendit. Madje ai theksoi se imuniteti parlamentar mbulon kundërvajtjet, por jo veprat penale, ndaj mund të akuzohet.

Arrestohet deputeti grek, goditi me grusht kolegun gjatë debatit në

Sipas Protothema, sherri vjen si pasojë e një grindjeje mes anëtarëve të partisë Zgjidhja greke, dhe Konstantinos Floros.

Mësohet se në seancën plenare të Kuvendit u diskutua kërkesa për heqjen e imunitetit të Kyriakos Velopulos pas një padie të babait të deputetit Floros për llogari anonime në Tëitter, që kishin fyer atë.

Raportohet se kur përfaqësuesi i Zgjidhjes greke, Chitas deklaroi se është pro heqjes së imunitetit edhe pse Velopoulos nuk ka lidhje me padinë, Floros u hodh dhe tha se kjo do të vendoset nga Gjykata, duke nxhehur debatin mes tyre.

Arrestohet deputeti grek, goditi me grusht kolegun gjatë debatit në

Arrestohet deputeti grek, goditi me grusht kolegun gjatë debatit në