
Arrestohet politikani serb që vizitoi Prekazin dhe kërkoi falje për Kosovën

Çedomir Stojkoviç, avokati i kryetarit të Partisë Republike Serbe, Nikolla Sanduloviç, ka thënë se klienti i tij është arrestuar nga shërbimi sekret serb (BIA).
Arsyeja e arrestimit të tij, ishte vizita e Sanduloviç në Prekaz vitin e kaluar ku edhe kishe kërkuar falje për krimet e Serbisë
Politikani republikan serb më 2 janar të këtij viti e kishte shkruar një postim në platformën “X”, ku kishte rikthyer mesazhin për vizitën e tij në Prekaz që kishte ndodhur në shkurtit të viti të kaluar.
”Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekaz. Kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar Sanduloviç të martën.
Por sipas avokatit të tij, ky postim është bërë shkak i arrestimit, vetëm 1 ditë pas postimit të tij në rrjetin X ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998.
Një tregues i qartë i politikës së Aleksandër Vuçiçit ndaj Kosovës dhe një tregues i qartë i synimeve të tij në Kosovë: “Kushdo nga Serbia që bashkëpunon me Kosovën ose ballafaqohet me të kaluarën, do të jetë në shënjestër të autoriteteve, mediave dhe gjithçkaje që shkon me të”.
Nikolla Sanduloviç është dërguar sot në një vend të panjohur, policia dhe BIA nuk kanë pranuar t’i tregojnë gruas së tij se ku ndodhet dhe familja e tij tani po kalon në agoni për këtë. Ata gjithashtu refuzojnë t’ua japin këtë informacion avokatëve të tij.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Erion Veliaj, kryeredaktori nga qelia


Teatri politik me listat e PS dhe PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128