Bayraktar “Kizilema” bën histori, godet objektivin e parë me raketë ajër më ajër

Bayraktar “Kizilema”, avioni i parë pa pilot i zhvilluar plotësisht në Turqi nga kompania Baykar, ka shënuar një arritje historike në aviacionin luftarak botëror.
Gjatë një testimi në zonën e qitjes në Sinop, “Kizilema” goditi me saktësi të plotë një objektiv ajror me motor reaktiv duke përdorur raketën ajër-më-ajër.
Ky test shënoi edhe herën e parë në historinë e aviacionit që një luftëtar pa pilot shkatërroi me sukses një objektiv ajror me motor reaktiv duke përdorur një raketë BVR (Përtej Fushëpamjes).
Testi u ndoq nga afër edhe nga avionë F-16 dhe droni AKINCI, të cilët monitoruan operacionin dhe konfirmuan goditjen e suksesshme.
Sipas autoriteteve turke, ky është një hap i madh drejt operimeve të avancuara ajrore, duke e pozicionuar “Kizilemën” si një prej platformave më premtuese të gjeneratës së re.
“Kizilema” është zhvilluar dhe testuar qysh nga nisja në vitin 2021, deri te fluturimi i parë në fund të 2022-ës, dhe me vazhdimësi të testeve gjatë këtij viti.
Suksesi i fundit, pra goditja me raketë ajër-ajër BVR, vjen si kulm i një procesi të planifikuar me kujdes dhe seriozitet.
Me këtë sukses, Turqia forcon më tej rolin e saj në industrinë e mbrojtjes, duke demonstruar aftësi të plota teknologjike në zhvillimin e mjeteve ajrore pa pilot me kapacitet luftarak.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
