
Cilësohen si pjesë të kartelit “Tren de Aragua”, Trump deporton drejt një burgu të cilësisë së lartë të El Salvadorit 250 venezuelian

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kryer një deportim prej 250 personash drejt El Salvadorit, të cilët, sipas autoriteteve amerikane, janë anëtarë të kartelit venezuelian “Tren de Aragua”.
Deportimi nuk u bë drejt Venezuelës së Maduro, i cili vazhdon të mos pranojë aeroplanë me shtetas të vendit nga SHBA, por drejt El Salvadorit, në një burg të cilësisë së lartë.
Tren de Aragua e ka origjinën në një burg famëkeq të paligjshëm në shtetin qendror të Aragua dhe është i lidhur me rrëmbime, zhvatje, krim të organizuar dhe vrasje me porosi.
Rritja e rrezikut në Venezuelë lidhur me krimin e bandave çoi në një eksod të miliona venezuelianëve, shumica dërrmuese e të cilëve kërkonin kushte më të mira jetese pasi ekonomia e vendit të tyre u zhbë dekadën e kaluar.
Administrata Trump i akuzoi ata si anëtarë të bandës kriminale “Tren de Agua” dhe aktivizoi për të përfunduar këtë deportim, një ligj të vitit 1798.
Bëhet fjalë për ligjin “Alien Enemies Act”, të miratuar nga SHBA për të targetuar shtetas francezë në atë periudhë, për të cilët ekzistonin dyshime se po vepronin për të shkaktuar trazira dhe luftë në territorin amerikan.
Ky ligj është zbatuar në të kaluarën vetëm tri herë: gjatë Luftës së Pavarësisë nga Britanikët në vitin 1812, gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme, veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, më shumë se 50.000 shtetas të origjinës gjermane, italiane dhe japoneze janë mbajtur, hetuar dhe disa prej tyre janë deportuar pas dorëzimit të Axhentëve.

"Madhështia" e një konsulence amerikane.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128