E rëndë! Ishin nisur drejt Lionit, tifozët e skuadrës së PAOK-ut përfshihen në aksident, 6 të vdekur, 3 të plagosur

27 Janar 2026, 14:18 / SPORT ALFA PRESS
E rëndë! Ishin nisur drejt Lionit, tifozët e skuadrës

Gjashtë persona humbën jetën në një aksident trafiku në Qarkun Timiş të Rumanisë. Raportohet se tre të tjerë u plagosën dhe janë shtruar në spital në gjendje kritike, ndërsa gjendja e njërit konsiderohet serioze.

Mediat e huaja raportojnë se viktimat janë tifozë të PAOK-ut, skuadër futbolli greke, të cilët po udhëtonin drejt Francës.

Kujtojmë se pas dy ditësh kjo skuadër do të përballej me ekipin e Lionit.

Po ndodh...

ide