Europa përfshihet nga moti ekstrem, probleme në transportin rrugor

10 Janar 2024, 07:56 / BOTA ALFA PRESS

Europa përfshihet nga moti ekstrem, probleme në transportin rrugor

Moti me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta që përfshiu disa vende te Evropës orët e fundit ka krijuar një sërë problematikash në transportin rrugor të këtyre shteteve.

Në France autoritetet njoftuan mbylljen e disa autostradave  pasi shumë drejtues mjetesh mbetën të bllokuar si pasoje e reshjeve masive të dëborës.

Si pasoje e motit dhe pranisë së akullit në rrugë në periferi të Parisit nuk munguan as aksidentet të cilat krijuan edhe radhë të gjata trafiku duke detyruar autoritetet që të aktivizojnë alarmin portokalli në vend. Ministri francez i Transportit Clement Beaune teksa bëri thirrje për shmangien e udhëtimeve tha se po punohet intensivisht me kriposjen e rrugëve.

Dëbora ka përfshirë thuajse të gjithë Francën ndaj kemi aktivizuar një sërë borëpastruesesh për zhbllokimin e rrugëve, njëkohësisht po bëhet edhe kriposja e tyre. Kërkohet vigjilencë më e lartë nga të gjithë ne për shmangien e situatave të ndryshme.

Alarmet për kujdes nga moti janë aktivizuar edhe në Britaninë e Madhe pasi termometri shënoi temperatura deri ne minus 8 grade Celsius

 

Po ndodh...