Europa përgatitet për luftë? Rekord porosish për armatim

14 Mars 2025, 18:10 / BOTA ALFA PRESS

Europa përgatitet për luftë? Rekord porosish për armatim

Në Europë po fryn erë lufte dhe këtë e dëshmon edhe industria e armatimit.

Kompania gjermane e prodhimit të mjeteve të motorizuara ushtarake “Rheinmetall”, ndër më të mëdhatë në Europë ka patur rekorde njoftoi rekord kërkesash javët e fundit për blerje armatimesh nga vendet e Bashkimit Europian.

Mediat gjermane citojnë drejtorin ekzekutiv të kësaj firme Armin Paperger, i cili në prezantimin e rezultateve vjetore të Rheinmetal-it që e ka qendrën në Dyseldorf është shprehur se kërkesat dhe porositë për këtë vit kanë arritur në 55 miliardë euro, 17 miliardë më shumë se viti i kaluar.

“Jemi jashtëzakonisht mbrapa me punën”, tha Paperger për mediat gjermane, duke kërkuar shtim të kapaciteteve për të përballuar porositë, pasi edhe magazinat janë boshatisur vitet e fundit me armët që janë dërguar në Ukrainë.

Shefi i “Rheinmetall” thotë se kurrë gjatë karrierës së tij 30-vjeçare në këtë firmë nuk ka hasur në një kërkesë kaq të lartë dhe pret që porositë këtë vit të arrijnë deri në 400 miliardë Euro.

Rekordi i porosive për armatim bëri që këtë javë, vlera e aksioneve të “Rheinmetall” në bursa të arrijë në 56.6 miliardë, duke kapërcyer për të parën herë edhe Volkswagenin që mban kurorën si firma më e madhe e prodhimit të automobilëve në kontinent.

Në kushtet kur Uashingtoni po tërhiqet si garant i sigurisë së Europës, vendet e Bashkimit Europian po planifikojnë shumëfishim të shpenzimeve ushtarake nga rreziku i kapërcimit përtej kufirit të Ukrainës të luftës ruse.

 

 

Po ndodh...