Franca dhe partnerët ndalojnë një tjetër anije ruse të naftës në Atlantik
1 June 2026, 10:06 / BOTA

Marina Franceze kapi ditën e djeshme një tjetër anije cisternë ruse gjatë një operacioni të kryer në det të hapur në Atlantik, me mbështetjen e disa partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar.
Lajmi u bë i ditur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, përmes një postimi në rrjetin social X.
“Është e papranueshme që anijet po shmangin sanksionet ndërkombëtare, duke shkelur ligjin detar dhe duke financuar luftën që Rusia ka zhvilluar kundër Ukrainës për më shumë se katër vjet”, shkroi Macron, duke publikuar edhe imazhe nga operacioni.
Sipas autoriteteve franceze, kjo është anija e katërt ruse e naftës e ndaluar nga Franca në kuadër të operacioneve kundër shmangies së sanksioneve ndërkombëtare.
Po ndodh...
Protesta, shenja e kohës së pamjaftueshme të Berishës për të ringjallur PD
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Një popull që nuk lexon, sundohet nga ai që kontrollon ekranin
Nga Sokol Neçaj
Sa herë artistët e intelektualët heshtin, flet frika!
Nga Ardi Stefa
Për një Republikë të Katërt, të Re!
Nga Dashnor Kokonozi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
