Gjenden pesë trupa të pajetë skiatorësh pranë një resorti në Zvicër!
25 Maj 2025, 17:11 / BOTA

Pesë skiatorë janë gjetur të pajetë nga ekipet e shpëtimit pranë resortit luksoz Zermatt të Zvicrës.
Ato u gjetën një ditë pasi shërbimet e emergjencës u njoftuan nga një grup alpinistësh që po ngjiteshin në Rimpfischhorn, një majë 4,199 metra në Alpet Valais, kishin pikasur disa palë ski të lëna pa mbikëqyrje pranë majës.
Kërkimet ajrore dhe tokësore çuan në zbulimin e trupave poshtë majës në akullnajën Adler, tha policia lokale e Valais në një deklaratë të dielën.
Viktimat u gjetën në lartësi të ndryshme mbi mbeturinat e ortekëve në zona me lartësi të madhe pranë kufirit zvicerano-italian.
Tre trupa u gjetën në një zonë dhe dy të tjerë u zbuluan më lart në një copë të ngushtë dëbore, tha shërbimi i shpëtimit Air Zermatt.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





