Humbën jetën 143 persona, Republika Sërpska shpall ditë zie për shkak të sulmit terrorist në Moskë

23 Mars 2024, 17:04 / BOTA ALFA PRESS

Humbën jetën 143 persona, Republika Sërpska shpall ditë zie
Republika Sërpska e ka shpallur të dielën ditë zie për shkak të sulmit terrorist në Moskë.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti Millorad Dodik me anë të një postimi në rrjetin social “X”.

“Në këtë mënyrë duam të nderojmë njerëzit e pafajshëm që u vranë në sulmin terrorist në Moskë dhe të solidarizohemi me popullin mik të Rusisë”, ka shkruar Dodik.

Numri i të viktimave nga sulmi terrorist në Moskë po rritet orë pas ore. Deri tani janë konfirmuar 143 viktima.

11 persona janë arrestuar në lidhje me sulmin, duke përfshirë katër që morën pjesën drejtpërdrejt në sulm.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi terrorist ISIS.

 

Po ndodh...