Izraeli kundër planit amerikan për Gazën!

18 Janar 2026, 12:19 / BOTA ALFA PRESS

Izraeli kundër planit amerikan për Gazën!

Qeveria izraelite ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj përbërjes së bordit ekzekutiv për Gazën, të ngritur nga administrata e Donald Trump, duke argumentuar se ky mekanizëm nuk është koordinuar me Izraelin dhe bie ndesh me politikën zyrtare të qeverisë izraelite.

Në një deklaratë zyrtare, autoritetet izraelite bënë të ditur se ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, do ta ngrejë këtë çështje drejtpërdrejt me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Bordi ekzekutiv, i prezantuar nga Shtëpia e Bardhë të premten, përfshin edhe ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, një përfshirje që Izraeli e ka kundërshtuar vazhdimisht, duke refuzuar çdo rol të Ankarasë në administrimin e Gazës.

Mes anëtarëve të tjerë të bordit janë Sigrid Kaag, koordinatore speciale e OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, një miliarder izraelito-qipriot, si dhe një ministër nga Emiratet e Bashkuara Arabe, vend që vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin në vitin 2020.

Ndërkohë, Uashingtoni njoftoi këtë javë nisjen e fazës së dytë të planit të presidentit Trump, të shpallur në shtator, për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Kjo fazë parashikon krijimin e një administrate palestineze teknokratike kalimtare në enklavë.

Po ndodh...

ide