Kallas: Uashingtoni nuk i ka ezauruar të gjitha mjetet për t’i bërë presion Moskës

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk kishin përdorur “të gjitha mjetet” në dispozicion për t’i bërë presion Rusisë duke akuzuar Moskën se po përpiqet të blejë kohë me armëpushimin e Pashkëve në Ukrainë.
“Ata nuk e respektuan armëpushimin. Është e qartë se Rusia po luan, po përpiqet të fitojë kohë dhe nuk e dëshiron paqen”, tha ajo.
Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do t’i jepte fund përpjekjeve të vazhdueshme të SHBA-së për të ndalur luftën në Ukrainë, nëse nuk do të kishte përparim të shpejtë dhe të prekshëm nga Moska dhe Kievi.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë më pas siguroi se shpresonte për një marrëveshje këtë javë midis dy vendeve.
Kaja Kallas tha se ”njoftimi i Rusisë për një armëpushim 30-orësh gjatë fundjavës ishte në fakt një dredhi për të parandaluar presidentin amerikan të humbte durimin me Kremlinin”.
”Ata mendojnë se koha është në anën e tyre, kështu që nuk dërgojnë asnjë sinjal pozitiv, nuk tregojnë ndonjë vullnet të mirë”, theksoi ajo.
Sipas kreut të diplomacisë evropiane, Kievi dhe mbështetësit e tij evropianë shpresonin se Uashingtoni duhej të merrte një qëndrim më të ashpër ndaj Moskës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

