Kina mohon raportet për vendosjen e trupave paqeruajtëse në Ukrainë

24 Mars 2025, 15:23 / BOTA ALFA PRESS

Kina mohon raportet për vendosjen e trupave paqeruajtëse në

Ministria e Jashtme kineze mohoi të hënën raportet se Pekini mund t'i bashkohet një misioni të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë, të kryesuar nga liderët e BE-së.

“Dëshiroj të theksoj se raportet në fjalë janë krejtësisht të pavërteta dhe qëndrimi i Kinës për krizën në Ukrainë është konsistent dhe i qartë”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Guo Jiakun në përgjigje të pyetjes së një gazetari për këtë çështje.

Kina pretendon të jetë një palë neutrale në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, por mban lidhje të ngushta ekonomike dhe politike me Moskën, duke përfshirë furnizimin me mallra me përdorim të dyfishtë si parzmore apo drone.

Sipas gazetës gjermane Welt, e cila fillimisht raportoi historinë të shtunën, "burime diplomatike" anonime të Brukselit thanë se pjesëmarrja e Kinës, "mund të rrisë pranimin e Rusisë për forcat paqeruajtëse në Ukrainë".

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin e ka hedhur poshtë plotësisht idenë, që trupat nga vendet e NATO-s të vendosen në Ukrainë, pjesëmarrja e Pekinit në mission mund të forcojë perspektivat për një përpjekje të suksesshme paqeruajtëse.

Misioni paqeruajtës i shtyrë nga një ‘koalicion i vullnetarëve’ është një nismë e Britanisë dhe Francës, që synon të bashkojë qeveritë aleate evropiane për të mbrojtur Ukrainën pas arritjes së ndonjë marrëveshjeje paqeje.

Kanadaja dhe Turqia gjithashtu mund t'i bashkohen grupit.

 

Po ndodh...

ide