
Komisioni Evropian: BE të prodhojë më shumë ilaçe për të trajtuar mungesat

Komisioni Evropian prezantoi planet për të rritur prodhimin e barnave thelbësore në Bashkimin Evropian.
“Mungesat e barnave dhe varësitë strukturore në zinxhirët tanë të furnizimit farmaceutik vënë në rrezik shëndetin e evropianëve”, tha eurokomisioneri për Shëndetësinë, Oliver Varhelyi.
”Më shumë se 50% e mungesave të raportuara janë shkaktuar nga problemet e prodhimit”, deklaroi Komisioni.
Konkurrenca globale për burime dhe përqendrimi i prodhimit në një numër të kufizuar vendesh janë ndër arsyet e problemeve të furnizimit.
“Propozimi synon të lehtësojë investimet për kompanitë që rrisin prodhimin e barnave thelbësore në BE, duke nxitur veprimet që i bëjnë zinxhirët e furnizimit më elastik”, thuhet në një njoftim për shtyp.
Sipas propozimit, kompanitë që investojnë në kapacitetin prodhues në BE do të kenë akses më të lehtë në financa dhe mbështetje më të shpejtë administrative, rregullatore dhe shkencore.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128