
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike: Impianti për uraniumin e pasuruar në Iran është shkatërruar

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Rafael Grossi, deklaroi para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se uzina ku Irani prodhonte uranium deri në 60% është shkatërruar, si pasojë e sulmeve ajrore izraelite.
“Impianti mbi tokë për prodhimin e uraniumit deri në 60% është shkatërruar,” tha Grossi në raportimin e tij zyrtar, duke shtuar se ndotja radiologjike është e menaxhueshme nëse zbatohen masat e duhura, raporton The Guardian.
Sipas tij, brenda ambienteve të objektit bërthamor në Natanz, ka ndotje radiologjike dhe kimike, por nuk ka shenja se janë goditur sallat nëntokësore, të cilat janë më të mbrojtura ndaj sulmeve të drejtpërdrejta.
Megjithatë, Grossi paralajmëroi se sulmet ndaj sistemeve të furnizimit me energji elektrike mund të kenë dëmtuar centrifugat, që janë thelbësore për procesin e pasurimit të uraniumit.
Kjo deklaratë vjen në një moment kritik të përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, ku objektivat bërthamore janë bërë pjesë e një përplasjeje gjithnjë e më të rrezikshme.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128